Nga Shqipëria / E Martë 6 Tetor 2020, 11:11

Prej vitesh bashkë, 'Bihter' zbulon sekretin e martesës me këngëtarin turk

Aktorja Beren Saat e njohur si "Bihter" nga seriali "Dashuri e ndaluar", që prej vitit 2014 është e martuar me këngëtarin turk Kenan Dogulu, por çifti ka edhe shume vite te tjera njohje. Beren dhe Kenan kanë patur krizat e tyre në martesë dhe janë përfolur për ndarje, por gjithmonë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

E ftuar se fundmi ne nje interviste aktorja është pyetur për sekretin e martesës së tyre dhe ajo ka treguar se sekreti qëndron tek shtëpia e tyre.

“Kjo është një lidhje e gjatë mes dy njerëzve të famshëm. Sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes sonë fshihet në shtëpinë tonë. Ne nuk mund të ndahemi sepse ne na bashkon gjithmonë shtëpia, edhe pas çdo ndarje, aty ndihemi të dashuruar sërish”-tha aktorja.