Nga Shqipëria / E Martë 6 Tetor 2020, 10:10

I infektuar me koronavirus, humb jetën gazetari shqiptar

Ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19, gazetari dhe komentatori sportiv nga qyteti i Fierit, Mikel Mbriçaj. Mësohet se gazetari është shuar në moshën 62-vjecare pikërisht pasi u infektua nga virusi.

Mbriçaj ushtronte profesionin e tij në Fier. Ai ishte i angazhuar në fushën e sportit dhe i mirënjohur nga komuniteti fierak.

Nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit nga miqtë e tij të afërt apo ata që e njihnin.

Burimi: faxweb