Nga Shqipëria / E Hënë 5 Tetor 2020, 21:09

E akuzuan për drogë, Sadna bën deklaratën tronditëse: Desh vrava veten...

Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se Sara Khan dhe Angad Hasija (të dy të njohur në Shqipëri me rolet e Sadnës dhe Alekut te "Bidaai") ishin përfshirë në një rrjet droge. Sipas raportimit të mediave të huaja, emri i tyre ishte përmendur nga aktorja Abigail Pande.

Pas lajmeve për implikim në rrjetin e drogës, dy aktorët reaguan për mediat e huaja duke mohuar akuzat. Ndërkohë, gjatë një interviste të bërë së fundmi, Sara ka treguar se lajmi e kishte shokuar aq shumë sa kishte tentuar vetëvrasjen. Po ashtu, ajo zbuloi se Abigail në të vërtetë as nuk i kishte përmendur emrat e tyre.

“Pa e ditur të vërtetën e këtyre lajmeve, njerëzit filluan të më sulmonin. Më quanin përdoruese droge. Ky incident më shokoi deri në atë pikë sa desh vrara veten”, është shprehur aktorja.