Nga Shqipëria / E Hënë 5 Tetor 2020, 20:08

'Valët e muzikës përçojnë Koronavirusin', këngëtarja shqiptare i kthehet Klosit: Ku e merr mallin?

Pak ditë më parë ministri Blendi Klosi, i ftuar në studion e Report T tha se valët e muzikës përçojnë Koronavirusin. Sipas tij, kjo është arsyeja pse nuk lejohet muzika pas orës 20:00. Deklarata e Klosit bëri bujë të madhe në media, duke bërë që këngëtarët të reagojnë.

Xheisara ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin "Ftesë në pesë", ku e cilësoi absurde deklaratën e ministrit. Ajo la të kuptohej se do e pyeste Klosin "Ku e merr mallin", mirëpo për shkak se ndodhej në një studio televizive, nuk e përfundoi fjalinë.

“Ne jemi të falimentuar sepse po bëjmë tetë muaj. Unë do e pyesja pak ministrin, këto koncertet e tjera që zhvillohen lart e poshtë nuk ka tinguj atje. Nuk ka sens fare, më duket absurde. Nuk ia kam idenë për atë që thotë ministri. Do të thosha diçka por jam live dhe s’po e them. Do e pyesja ku e merr…”, tha Xheisara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

"Valët e muzikës përçojnë Covid-19", këngëtarja revoltohet me deklaratën e Blendi Klosit: Ku e merr mallin ministri? #Ftesënëâ??

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on