Nga Shqipëria / E Hënë 5 Tetor 2020, 19:07

E kishit vënë re? Mbesa e Arbana Osmanit është një kopje e saj

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon shpesh foto nga përditshmëria, ku në shumicën e rasteve shihet pranë të dashurve të saj.

Së fundmi, moderatorja ka dalë për shopping me gocën e vëllait të saj, me Kenzën dhe ka bërë disa postime në Instastory. Ndjekësit kanë vënë në pah ngjashmërinë e madhe mes tyre dhe i kanë dërguar mesazhe Arbanës.

Moderatorja i ka publikuar mesazhet në Instastory dhe ka shkruar: "Sa herë që publikoj një foto ose video ke Kenzën!"