Nga Shqipëria / E Hënë 5 Tetor 2020, 17:05

'Jemi të dashur, do martohemi', zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës për biznesmenin që e shoqëronte

Ditën e sotme u lirua nga qelia Fisnik Syla, biznemeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi i këngëtares Fitim Muji. Përgjatë ditëve të fundit në media kanë qarkulluar lajme se Fjolla është në një lidhje me biznesmenin, por si qëndron e vërteta?

Pak ditë më parë ajo e mohoi një lajm të tillë, mirëpo para gjykatës ka deklaruar ndryshe. "Shqiptarja.com" ka zbardhur deklaratën e këngëtares, ku ka treguar se Fisnik Syla është i dashuri i saj dhe madje janë në prag të martesës.

“Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë, pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe Fitim Mujin, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m'a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin, e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatëzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”, është shprehur Fjolla.

"Shqiptarja.com" ka zbardhur dhe deklaratën e biznesmenit, i cili ka treguar: “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji, e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla, kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papunë”.