Ditën e djeshme Sara dhe Ledri Vula mbajtën festën baby shower në shtëpinë e reperit, pak ditë para ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre. Në festë ishin të pranishëm shumë personazhe të shoëbizit, të cilët publikuan foto e video duke na zbuluar pamje nga festa.

Për arsye personale, trashëgimtaret e Top Channel Sara dhe Lori Hoxha nuk arritën dot të ishin në festë, por ato u siguruan ta lumturonin partneren e Ledrit, Sarën me një dhuratë.

Në postimin e fundit në Instagram Sara tregon se ka marrë një buqetë lulesh dhe një shënim nga dy motrat Hoxha.

"Sar! Po të japim dashuri nga larg. Do jesh mami më e mirë. Vetëm dije se do kesh Sarën pranë për çdo këshillë për bebushen dhe Lorin kur të kesh nevojë për të dalë dhe kaluar bukur", shkruhet ne shenim.

