Nga Shqipëria / E Hënë 5 Tetor 2020, 17:05

144 raste të reja me Covid sot, ja qytetet ku ka më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 5 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 912 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 144 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 72 raste në Tiranë,  9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 8825 numrin e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.