Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 5 tetor 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 912 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 144 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos
Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 8825 numrin e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
