Nga Shqipëria / E Hënë 5 Tetor 2020, 17:05

Shkon në 400 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 4 humbje jete në 24 orë

Ministria e shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 400 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.

Fatkeqësisht betejën me këtë sëmundje e kanë humbur mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana.

Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.