Ministria e shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 400 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.
Fatkeqësisht betejën me këtë sëmundje e kanë humbur mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana.
Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
