Futbollisti i njohur Eros Grezda është shtruar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një fotoje të publikuar në Instastory.

Erosi shfaqet i shtrirë në krevat, teksa shkruan se do bëjë gjithçka për t'u rikthyer më i fortë se kurrë. Futbollisti nuk ka treguar cili ka qenë shkaku i gjendjes së tij, nëse i ka ndodhur ndonjë incident apo është sëmurë.

"Zoti i sfidon njerëzit! Njerëzit që njohin karakterin tim e dinë që do bëj gjithçka që të kthehem më i fortë se kurrë", ka shkruar ai.






