Lirohet nga qelia Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi i këngëtares Fitim Muji.
Prokuroria kërkoi “arrest ne burg” për biznesmenin dhe shoferin e këngëtares por Gjykata vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme që i fajëson ata.
Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete.
Në makinën tip “Audi” bashkë me këngëtaren ishin edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares.
Në media qarkulloi lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmeni Fisnik Syla, dhe se ky i fundit, pronar i një rrjeti restorantesh, i cili i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.
