Mbrëmjen e së shtunës është këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e lojrave dhe sfidave të programit.

Një ndër sfidat më të preferuara është edhe “Ndaje ose pije” ku shpesh herë personazhet vendosin të zbulojnë të vërtetat e tyre, por disa u shpëtojnë pyetjeve pikante, si Anxhela Peristeri.

Megjithëse nuk mohoi lidhjen shumëvjeçare, këngëtarja vendosi të pijë pijen e shpifur dhe të mos tregonte emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.



