Ledri dhe Sara po presin plot emocion të bëhen prindër për herë të parë dhe sot kanë mbajtur festën “baby shower”, duke mbledhur miq e të afërm.

Festa është organizuar në oborrin e shtëpisë së Ledrit dhe pamjet na i kanë treguar vetë të ftuarit me fotot e videot e publikuara në rrjete sociale.
Sara shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë bezhë dhe në sy bie sigurisht barku i rrumbullakosur.

Në festë nuk kanë munguar personazhe të njohur si Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu, Kida etj.
Ledri dhe Sara ju kanë lënë të ftuarve edhe një tabelë me data, për të gjetur se kur mundet të vijë në jetë bebi.


