Amarda Toska ka vendosur t’i surprizojë të gjithë ndjekësit në Instagram me fotot e fundit. Si rrallëherë Ami ka eksperimentuar me ngjyrën e flokëve duke u kthyer në bjonde.

Moderatorja dhe biznesmenia ka postuar fillimisht një foto me flokët e saj brun e më pas me flokët bjond.

“Shikoni fotot për një surprizë”, shkruan Ami teksa pyet nëse i shkojnë më shumë flokët brun apo bjonde.

Komentet e komplimentat kanë qenë të shumta teksa disa shprehen se e pëlqejnë Amin brune e të tjerë pëlqejnë ndryshimin e saj të ri me flokë bjonde. Po ju si ju pëlqen më shumë?


