Nga Shqipëria / E Diel 4 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 104 raste vetëm në Tiranë, ja sa raste me Covid u shënuan gjithsej në 24 orët e fundit

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 4 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 963 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 149 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore

139 qytetarë jane sheruar duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.