Nga Shqipëria / E Diel 4 Tetor 2020, 16:04

4 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 396 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Fatkeqësisht, betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.