Nga Shqipëria / E Diel 4 Tetor 2020, 15:03

Ç'foto e ëmbël! U bë baba, Kledi Bahiti pozon për herë të parë me të birin

Me datë 1 tetor kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku, Kledi Bahiti u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Pejana solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e bukur Gred.

Lajmin e ëmbël e dha vetë kompozitori, teksa publikoi në rrjete sociale një foto të dorës së vogëlushit. "Melodia më e bukur e jetës", shkroi ai.

Së fundmi, Kledi ka publikuar foton e parë me të birin. Ai shihet duke e mbajtur në krahë, ndërkohë që ende nuk e ka zbuluar portretin e tij.