Prej një viti këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Hysen Usta. Në planet e çiftit është dasma, e cila siç ka treguar Genta, mund të ndodhë vitin tjetër.

Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, madje kanë hapur dhe një llogari të përbashkët në Instagram. Usta i bën shpesh dedikime romantike partneres së tij, madje tani ka filluar dhe në shqip.

Vetëm së fundmi, ai ka publikuar një foto pranë Gentës, krahas së cilës i ka shkruar fjalët më të ëmbla. "Jeta është më e mirë me ty e dashur", ka shkruar Usta.






