Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Policia e Shtetit në Tiranë. Një 32-vjeçare është vënë në pranga, pasi për rreth 3 muaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të mitur të saj, si dhe ndaj vajzës së kunatit.
Po ashtu, 32-vjeçarja kërcënonte vjehrrën ndërmjet telefonit. "Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Dh.S., 32 vjeçe, pasi vazhdimisht ka kanosur nëpermjet telefonit vjehrrën e saj dhe për një periudhë kohe prej 3 muajsh ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijeve të mitur të saj, si dhe ndaj vajzës së kunatit të saj", ka njoftuar policia.
