Mbrëmjen e sotme në ekran rikthehet spektakli i humorit "Portokalli", i cili këtë sezon ka pësuar ndryshime të shumta. Një ndër këto ndryshime është largimi i moderatores Xhemi Shehu, në vend të së cilës do shohim Eneda Tarifën.

Disa orë para spektaklit, Xhemi ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video nga "Portokalli", në të cilën shihet duke moderuar krah Salsano Rrapit. Moderatorja shkruan se do i mungojë shumë puna me skuadrën, por sidomos me Salsanon.
“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkruan ajo krahas videos.





