Nga Shqipëria / E Diel 4 Tetor 2020, 11:11

Largimi nga 'Shiko kush luan'/ Reagon për herë të parë Rezart Veleshnja

Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e dytë e sezonit të ri të "Shiko kush luan". Ndryshe nga çdo herë, këtë puntatë mungoi kapiteni i skuadrës, Rezart Veleshnja.

Në vend të tij u shfaq aktori i njohur i humorit Irgen Çela, i njohur nga të gjithë si Xhoda, duke i habitur të gjithë. "Ku është Rezarti?", është pyetja që ka vërshuar në rrjetet sociale.

Aktori ka reaguar duke bërë me dije se është larguar përkohësisht dhe do të rikthehet së shpejti. "Së shpejti, pa merak", ka shkuar ai.