Në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën mbremjen e sotme kapitenët dhe djemtë e ftuar kishin një sfidë. Për të fituar shumë pikë ata duhet t’ju propozonin vajzave të njohura në skenë.
Ata mund t’i fitonin këto pikë vetëm nese ja qëllonin me të parën masën e unazës së vajzës që propozuan.
Në skenë u krijuan 4 çifte në kuadër të lojës gjithmonë: Anxhela dhe Flor Binaj i thanë “PO” njëri-tjetrit, por Florit i tha “PO” edhe moderatorja e sportit Lei Kraja. Iregn Çelës (Xhodës) i tha “PO” politikania e njohur Elisa Spiropali, ndërsa Don Xhonit i tha “PO” këngëtarja Diona Fona.

