Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 3 viktima, 152 raste të reja me Koronavirus në vend, ja dy qytetet më të prekura

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1008 të dyshuar dhe janë konfirmuar 152 raste të reja me Koronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.