Në maj të vitit që lamë pas, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Almeda solli në jetë vogëlushin Efehan, me të cilin publikon shpesh foto në rrjete sociale.

Së fundmi, aktorja ka treguar se ajo dhe i biri kanë shfaqur shqetësime shëndetësore që prej tre ditësh. Për të hequr merakun, ata i janë nënshtruar testit të Koronavirusit, ndaj të cilit kanë rezultuar negativ.

“Prej tre ditësh po kaloj një grip bashkë me Efehanin. Nuk ndihemi mirë, por po e kalojmë. Gjatë kësaj periudhe është normale, sepse koha ndryshon dhe ftohemi. Por, për shkak të frikës nga virusi, bëmë menjëherë testin dhe rezultati ishte negativ. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, ka treguar Almeda.




