Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Tetor 2020, 13:01

U infektua me Koronavirus, Arjola Shehu tregon eksperiencën e saj: Të dridhet zemra kur...

Pak ditë më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arjola Shehu bëri me dije se ishte infektuar nga Koronavirusi. Ajo kishte temperaturë dhe ndodhej e izoluar në shtëpi.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime… por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri…! Mezi pres të kthehem pranë jush!”, shkruante arjola.

Tani Arjola është shëruar dhe të hënën do të rikthehet në punë. Në një intervistë me ndjekësit në Instastory, moderatorja ka treguar se nga kjo eksperiencë kishte merak se mund t'i ndodhte diçka familjes së saj.

"Ç'rëndësi kuptove mbi jetën kur e di që po kalon Covidin?", i ka shkruar një ndër ndjekësit. “Të jem e sinqertë, se sa e shtrenjtë është familja edhe sesi të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’i ndodhë atyre", është përgjigjur moderatorja.