Ditën e djeshme presidenti Donald Trump njoftoi se ai dhe gruaja e tij Melania janë infektuar me Koronavirus. "Sonte, Melania dhe unë rezultuam pozitivë me COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHKË!", shkroi Trump në Twitter.

Presidenti është shtruar në spital për një trajtim më intensiv dhe me anë të një postimi të bërë së fundmi, ai ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

"Po shkon mirë, mendoj! Faleminderit të gjithëve. DASHURI!", ka shkruar ai. Ndërkohë dhe mjeku i presidentit ka njoftuar se Trump nuk ka nevojë për oksigjen dhe po pushon i qetë.
"Jam i lumtur t’ju them se deri tani gjendja e presidentit po shkon mirë. Nuk ka nevojë për oksigjen, por gjatë një konsulte me specialistë kemi zgjedhur të trajtohet me terapinë e Remdesivir. Dozën e parë e ka bërë dhe po pushon i qetë", ka treguar mjeku.
Sipas një njoftimi të bërë nga Shtëpia e Bardhë edhe Melania është në gjendje të mirë shëndetësore.

