Prej vitesh moderatorja shumë e komentuar në media, Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj. Dyshja janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo ata ende nuk e kanë bërë publike marrëdhënien e tyre.

"Prive" ka bërë me dije se marrëdhënia mes çiftit po ecën në rrugën e duhur, madje ata janë gati të hedhin një hap të rëndësishëm. Aktualisht Luana dhe Krenari po investojnë për një shtëpi të përbashkët në Tiranë me një shumë marramendëse dhe puna ka filluar.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Luana foli dhe për dasmën. Ajo preferon një dasmë private, siç edhe e ka mbajtur gjithmonë jetën e saj sentimentale.




