Nga Shqipëria / E Premte 2 Tetor 2020, 21:09

Skena të nxehta, Aleku: Gruaja nuk e ka problem, Sadna vetëm me mua ndihet rehat

Aktorët indian Sara Khan dhe Angad Hasija, te njohur si Sadna dhe Aleku nga seriali “Bidaai”, kane bashkepunuar per nje video muzikore qe ka shkaktuar jo pak zhurme. Ne videoklipin e kenges "Tere Jism”, ata shfaqen në skena të nxehta, por ne jeten reale Aleku shprehet se ata nuk janë asgjë më shumë sesa miq.

Në një intervistë së fundmi, Angad ka treguar se Sara i ka thënë se ajo skena të tilla i bën vetëm me të dhe askënd tjetër. “Sara më ka thënë që nuk është gati të luajë skena të nxehta me këdo. Ajo pranon t’i bëjë vetëm me mua sepse ndihet rehat. Ne kemi një kimi të vecantë”-u shpreh Angad.

Aktori tregoi se shumë fansa dyshojnë se ata kanë një lidhje dashurie prandaj bashkëshortja e tij merr mesazhe të shumta ku i shkruajnë se nuk duhet ta vazhdojë martesën me të, megjithate ajo nuk e ka problem.

“Unë dhe Sara kemi një shoqëri të pastër si miq. Nuk do të thotë patjetër se shoqëria mes një djali dhe vajze duhet të kthehet në një lidhje dashurie. Sara është shumë e dashur me vajzën time dhe kujdeset për nënën time gjithashtu. Ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen time”-përfundoi Angad.