Nga Shqipëria / E Premte 2 Tetor 2020, 17:05

Para fillimit të Portokallisë, Xhemi Shehu ka dy fjalë për të thënë

Largimi i Xhemi Shehut nga Portokalli ka bërë bujë në media kohët e fundit dhe vetë moderatorja e ka konfirmuar. Pak javë më parë Xhemi iu përgjigj me "Po" pyetjes së fansave nëse vërtet do të largohej nga spektakli i humorit.

Megjithatë duket se moderatorja ruan marrëdhënie shumë të mira me aktorët e “Portokalli”. Mbrëmjen e kaluar, duket se Xhemi dhe kolegët e saj Si Salsano, Gazi, Albana e të tjerë kanë dalë për të festuar nisjen e sezonit të ri.

“Suksese më të mirëve”, shkruan Xhemi duke treguar kështu mbështetjen për miqtë e saj.

Portokalli nis këtë të dielë, në 4 tetor.