Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 2 tetor 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1085 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 159 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik.
265 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 8342 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID-19, një 75 vjeçar nga Tirana.
