Presidenti Donald Trump ka njoftuar permes nje statusi ne Twitter se ai dhe gruaja e tij Melania kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Presidenti dhe Zonja e Parë kanë pasur kontakte të ngushta me shume punonjes, anëtarë te familjes, stafin e fushatës, reporterët dhe anëtarët e sigurisë që kanë shoqëruar presidentin gjatë javëve të fundit.
Kohët e fundit, presidenti dhe zv,presidenti Mike Pence kane mbajtur tubime me qindra njerëz, kryesisht pa mbajtur maska.
Mjeku i Trump, Sean Conley shkroi një memorandum të lëshuar nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë duke thënë se "Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë". Melania Trump gjithashtu shkroi në Twitter "Jemi mirë tani. Lutemi që të tregoni kujdes edhe ju dhe ta kalojmë këtë së bashku".
