Nga Shqipëria / E Premte 2 Tetor 2020, 11:11

Historia frymëzuese: Çifti që sfidoi kancerin në fillimet e lidhjes së tyre

Të ftuar në ABC e Mëngjesit, ishin Redon Xhyliu dhe Rezarta Kalemi, cifti me historinë e veçantë, lidhja e te cileve kaloi ne sfida. Redoni dhe Rezarta u njohen nga nje foto ne Instagram qe u be virale. 

“Kam pasur unë një foto në Instagram që u bë si virale dhe nga shoqëria e përbashkët u takuam. Dhe më tha që nuk prisja të takoja”, u shpreh Redoni.

E pyetur si ka nisur sfida me luften ndaj kancerit te gjirit, Rezarta rrefeu: “Unë kam gati tetë muaj që kam mbaruar kurimin dhe nuk ishte një gjë e lehtë përsa i përket moshës. Edhe në marrë me Redin, pasi jam kuuar për 8 muaj në Francë. Lidhja jonë me sfida ka nisur pasi në fillim Redoni ka thyer dorën dhe unë lash punën për tu kujdesur. Ishte e vështirë pasi ne ishim cift i ri vetëm 2 vjet dhe kishim ato pikëpyetjet pasi unë po ndryshoja edhe nga pamja e jashtme”.

“Nga 9 muaj që Rezarta ka qenë në Francë, unë kam qenë 5 herë atje. Ne u mësuam me sfida, nuk mendoj se mund të ketë sfidë më të madhe.”, shtoi Redoni.

“Ka qenë emocionuese, pasi Redi preu flokët me një grup të shoqërisë kur unë fillova kimiot”, u shpreh Rezi.