Nga Shqipëria / E Premte 2 Tetor 2020, 11:11

Tony Robbins dhe Ermal Mamaqi së bashku: Trajnimi që nuk duhet humbur për asnjë arsye

Pas trajnimit dy ditor rreth sekreteve dhe teknikave të suksesit, të mbajtur pak kohë më parë, Ermal Mamaqi ka njoftuar eventin e rradhës, i cili vjen me një surprizë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ermali ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar me Tony Robbins.

Tony Robbins është autor, trajner, folës motivuesit dhe filantropist, ndër më të famshmit në Amerikë. Ai njihet për seminaret dhe librat që ndihmojnë në arritjen e qëllimeve dhe rrugën drejt suksesit.

Ermali njofton me krenari se ky trajnim i jashtëzakonshëm do vijë në bashkëpunim me Success Resources, kompania më e madhe e edukimit në botë.

“Me krenari ju njoftojmë që jemi zyrtarisht Partner të Success Resources dhe Eventet jetë ndryshuese të Tony Robbins mund ti gjeni me lehtësisht në zyrat ose faqet tona online.
Mirënjohje Vasil Nacit për prezantimin me këtë Trajner të Jashtëzakonshëm.
Mirënjohje Mirela Sulës për mundësimin e këtij bashkëpunimi.
Nëse nuk mundemi të shkojmë tek Tony Robbins, ai vjen tani Live në dhomën tuaj”, shkruan Ermali

Kliko këtu për një prezantim falas të eventit te radhës.