Nga Shqipëria / E Premte 2 Tetor 2020, 10:10

Emërohet zv.kryeministrja e parë transgjinore në Europë

jë grua transgjinore është emëruar si zëvendëskryeministre në Belgjikë. Keshtu Belgjika eshte vendi i parë në Evropë që për zv.kryeministre emëron një transgjinore.

Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Europian, është një nga shtatë zëvendëskryeministrat e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për besimin që kam marrë nga partia ime”, ka shkruar De Sutter në Twitter.

De Sutter ka shërbyer si senatore nga Partia Groen në Belgjikë për pesë vite. Grupi për të drejtat e LGBT+ e ka vlerësuar  emërimin e De Sutterit si një hap përpara për politikanët transgjinorë.