Mamaja e motrave të famshme, Kardashian-Jenner, Kris Jenner është akuzuar nga ish-truproja i saj për abuzim seksual. Sipas dokumenteve të gjykatës, 64-vjeçarja akuzohet për "veprime të padëshiruara seksuale dhe ngacmime e sjellje të keqe".

Ajo dhe avokati i saj i kanë mohuar akuzat e ish-truprojës, i cili quhet Marc McWilliams dhe ka punuar për familjen në vitin 2017.

Në akuzën e tij përfshihen: "Masazhimin e qafës, shpatullave, krahëve dhe shpinës pa pëlqimin e tij, duke bërë që dora e saj të qëndrojë mbi kofshën dhe ijën, duke bërë që të pasmet e saj të fërkohen me shpinën e tij dhe/ose pjesën e pasme pa aprovim ”.




