Me datë 20 korrik reperja e njohur Nicki Minaj konfirmoi se do të bëhej nënë për herë të parë, duke publikuar disa foto ku shihej me barkun e rrumbullakosur.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Nicki është bërë nënë. Lajmin e kanë bërë të ditur burime ekskluzive për "Daily Mail", sipas të cilave reperja ka mirëpritur në jetë një bebush ditën e sotme.

Gjinia dhe emri i foshnjës nuk janë bërë ende të ditura. Fansat mezi po presin një reagim nga vetë çifti, Nicki dhe partneri i saj Kenneth Petty.






