Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjodora Fjora ka bërë me dije se nuk do të jetë më në 'News24', me programin e saj "Chic".

Ajo ishte e ftuar në emisionin "ABC-ja e Pasdites", me Ermal Peçin. Fjodora tha se është duke punuar për emisionin e saj në një televizion të ri.

“Jo nuk jemi më në News 24, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje”, tha moderatorja.




