Nga Shqipëria / E Enjte 1 Tetor 2020, 20:08

'Nuk i mposhti dot pasojat që i la Koronavirusi', presidenti Meta humb njeriun e afërt

Presidenti Ilir Meta ka humbur një ndër miqtë e tij më të mirë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një njoftimi në rrjete sociale.

Meta shkruan se miku i tij, Hekuran Dokos, kishte fituar betejën me Koronavirusin ama nuk i ka mundur dot pasojat e lëna nga kjo sëmundje.

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la. Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko! COVID-19 vazhdon të jetë rr ezik e kërc ënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri", ka njoftuar Meta.