Këngëtari i njohur turk, Arif Akpinari është ndarë nga jeta në moshë të re. 36-vjeçari vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur mediat e huaja, teksa kanë raportuar se këngëtari ishte diagnostikuar me tumor në tru. Javën e kaluar ai ishte shtruar në spital.

I ndjeri ishte një ndër këngëtarët më të njohur në Turqi. Një ndër këngët e tij më të dëgjuara titullohet "Kilit".



