Nga Shqipëria / E Enjte 1 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 1 viktimë dhe 157 raste të reja me Koronavirus në vend, ky është qyteti më i prekur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 157 raste të reja me Koronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçare nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Në total numri i viktimave në vend ka shkuar në 388.