Nga Shqipëria / E Enjte 1 Tetor 2020, 12:12

'Valët e muzikës përhapin virusin', Renis Gjoka i kthehet Klosit: Na mohojnë të drejtën për të jetuar, tallin dhe...

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në studion e Report Tv mbremjen e djeshme dha një argument të ri e te padegjuar se përse nuk lejohet muzika pas ores 20:00. Ministri tha se valët përhapin virusin dhe kjo gje është e vërtetuar shkencërisht. 

"Nuk duhet t'ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë", tha Klosi në Report Tv.

Pas deklarates qe ka bere buje oret e fundit, kane reaguar edhe artistet, nje prej tyre Renis Gjoka.

Renis shkruan se përpos faktit që po ju mohojnë të drejtën për të jetuar, tani kanë nisur edhe të tallen.

"Mirë që na ngordhi gomari, por s’të lejnë as mizat rehat. Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tallin dhe ingranazhin me ne. Hallall”, shkruan këngëtari.