Modelja e njohur Chrissy Teigen e ka humbur bebin pas komplikimeve me shtatzëninë. Lajmin Chrissy e dha permes nje postimi ne Instagram me nje foto te trishte me vogëlushin e pajetë në krahë.
Vetem dy dite me pare modelja pesoi hemorragji dhe u shtrua ne spital.

Ne shkrimin e saj prekes, Chrissy shprehet se ajo dhe bashkeshorti John Legend jane te tronditur dhe po prisnin me emocion djalin e tyre, te cilit do i vendosnin emrin Jack.

"Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të tillë që nuik e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.
Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë.
Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u përballë me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam.
Faleminderit të gjithëve që na keni dërguar energji pozitive dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet.
Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë por ne do të përqafojmë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë atë", shkruan modelja.


