Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë prej ditësh në qendër të vëmendjes së mediave. Që prej 22 shtatorit ajo qëndron e izoluar në një apartament në Kukës. Gjykata caktoi për të masën "arrest shtëpie", pasi u kap me dy pistoleta në kufirin e Shqipërisë.
Së fundmi, Fifi e ka vizituar këngëtaren duke treguar se do t'i qëndrojë pranë dhe në momentet e saj më të vështira. Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shihet Fjolla duke komunikuar me të bijën, Alayah përmes celularit.
“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi krahas videos. Ndërkohë ajo ka ndarë me ndjekësit dhe një foto me Fjollën, ku shkruan: "Jam këtu për ty!"
