Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Shtator 2020, 22:10

'Jam këtu për ty', Fifi viziton Fjolla Morinën në arrest shtëpie, videoja më prekëse

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë prej ditësh në qendër të vëmendjes së mediave. Që prej 22 shtatorit ajo qëndron e izoluar në një apartament në Kukës. Gjykata caktoi për të masën "arrest shtëpie", pasi u kap me dy pistoleta në kufirin e Shqipërisë.

Së fundmi, Fifi e ka vizituar këngëtaren duke treguar se do t'i qëndrojë pranë dhe në momentet e saj më të vështira. Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shihet Fjolla duke komunikuar me të bijën, Alayah përmes celularit.


“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi krahas videos. Ndërkohë ajo ka ndarë me ndjekësit dhe një foto me Fjollën, ku shkruan: "Jam këtu për ty!"