Këngëtarja e njohur, Enca është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private. Megjithatë, ndonëse nuk zbulon emra apo ndonjë lidhje, ajo flet shpesh për ndjenjat e saj me anë të postimeve të ndryshme.

Kështu ka bërë dhe së fundmi, teksa ka zbuluar një problem të madh në lidhje me meshkujt: ajo iu dhuron dashuri personave që nuk e meritojnë! Enca ka ndarë me ndjekësit një foto, në të cilën shihet duke përqafuar jastëkun (i cili përfaqëson personat që nuk e meritojnë dashurinë e saj).

"Unë dhe meshkujt që nuk e meritojnë dashurine time", ka shkruar ajo krahas fotos. Siç duket, kjo nuk është periudha më e mirë në jetën e saj sentimentale.




