Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Shtator 2020, 16:04

3 persona humbin jetën nga Covid-19 në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të situatës në vend. Numri i përgjithshëm i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 387.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 47 vjeçar nga Shkodra, një 72 vjeçare nga Elbasani dhe një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.