Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 131 raste të reja me Koronavirus në vend, këto janë qytetet më të prekura

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 842 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 131 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7847 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.