Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, pak dite me pare zbuloi se është homoseksual para miliona shikuesve të Grande Fratello VIP. Mes lotësh, Garko e zbuloi sekretin me anë të një letre drejtuar ish të dashurës, Adua Del Vesco. Gabriel Garko me letrën e tij drejtuar Adua Del Vesco, tregon se vite të tëra ishin thjesht një gënjeshtër dhe përpiqet ta fshehë faktin që është homoseksual.
Lajmi beri bujë ne media e rrjete sociale, por se fundmi gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli ka treguar se rrëfimi i tij s’ka qenë falas.
Sipas saj, Garko është paguar nga dy televizione 60 mijë euro, por kjo ende nuk është konfirmuar.
“Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’, ka treguar gazetarja.

